Rreth Institutit
Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP) është një qendër e pavarur kërkimore, që përmes studimeve dhe analizave kushtetuese dhe parlamentare synon të kontribuoj në zhvillimin dhe avancimin e shkencës së të drejtës kushtetuese praktikave parlamentare në Kosovë. ISKP ka orientim akademik, i njëjti përmes hulumtimeve dhe rekomandimeve konkrete synon, të ndihmojë institucionet publike, si Kuvendin e Republikës së Kosovës në radhë të parë në adoptimin e praktikave më të mira të studimeve dhe hulumtimeve kushtetuese dhe parlamentare, por edhe institucionet tjera relevante.
Kush?
ISKP përbëhet nga studiues vendor dhe ndërkombëtar, të cilët ofrojnë kontribut shkencor në fushën e të drejtës kushtetuese dhe praktikave parlamentare. ISKP do të udhëhiqet nga personalitete të dëshmuara të shkencës juridike në përgjithësi, dhe të drejtës kushtetuese dhe parlamentare në veçanti. Gjithashtu, ISKP do të ofrojë mundësi për studiuesit ndërkombëtar që të zhvillojnë hulumtime dhe studime të pavarura në fushat në të cilat i njëjti punon në Republikën e Kosovës.
Si?
Qëllimet dhe kontributin e vet ISKP do ta arrijë përmes: publikimeve; konferencave shkencore akademike; analizave të politikave; programeve hulumtuese; trajnimeve dhe asistencës në procesin e bërjes, miratimit dhe implementimit të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore në Republikën e Kosovës.
Ku?
ISKP do të përqendroj aktivitetin e vet primar në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, përmes konferencave shkencore, vizitave studimore, hulumtimeve të përbashkëta me institute të ngjashme, ISKP do të jetë aktiv edhe në rajon dhe arenën ndërkombëtare.
Për kë?
Institucionet dhe personat primar të targetuar të ISKP janë: institucionet e arsimit të lartë, institucionet shtetërore publike, studiuesit e ndryshëm, qendrat kërkimore hulumtuese vendore dhe ndërkombëtare dhe studentët. ISKP punon gjithashtu në interes të gjithë palëve të interesuara për fushat e studimit ku përqendrohet, përfshirë shoqërinë në tërësi, si përfitues final i shërbimeve më të mira publike bazuar në parimet më të mira demokratike.
Qëllimet
ISKP është instituti i parë në Kosovë që në fokus të përqendrimit dhe punës së tij të ketë degën e së drejtës që merret me aktin më të lartë juridik të shtetit – Kushtetutën dhe institucionin bartës të sovranitetit – Parlamentin. Qëllim tjetër i ekzistimit të ISKP është që të bashkojë rreth vetes studiues dhe kontribuues shkencorë në të drejtën kushtetuese dhe atë parlamentare, duke mundësuar kështu krijimin e ideve alternative në mënyrë që zhvillimi i këtyre lëmive të rëndësishëm të së drejtës në Republikën e Kosovës, të jetë në hap me zhvillimet dhe trendet globale kushtetuese. ISKP, përmes krijimit të linjave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit shkencor dhe profesional dëshiron të ofrojë botime të ndryshme që pasurojnë aktivitetin shkencor në Republikën e Kosovës. Përmes revistave shkencore; hulumtimeve të avancuara; tryezave shkencore; trajnimeve dhe aktiviteteve tjera, ISKP dëshiron të ofrojë kontribut të vlefshëm dhe asistencë profesionale për institucionet publike, institucionet e arsimit të lartë, deputetët përfaqësues të qytetarëve, shoqërinë civile dhe më gjerë. Qëllimi përfundimtar mbrapa formimit të ISKP është që të formojë një praktikë të qasjes shkencore në interpretimin dhe hulumtimin kushtetues dhe avancimin e praktikave parlamentare drejtë praktikave më të mira të demokracive përfaqësuese, gjithmonë konform vlerave më të larta të bashkimit evropian dhe shteteve përparimtare.
INSTITUTE FOR CONSTITUTIONAL AND PARLIAMENTARY STUDIES (ICPS)
ABOUT THE INSTITUTE
Institute for Constitutional and Parliamentary Studies (ISCP) is an independent research center that through studies, constitutional and parliamentary analyzes aims to contribute to the development and advancement of the science of constitutional law and parliamentary practices in Kosovo. ISCP has academic orientation, the same through researches and concrete recommendations aims to help public institutions, as the Assembly of Kosovo primarily in the adoption of best practice research studies, constitutional and parliamentary researches, but also other relevant institutions.
WHO?
ISCP consists of local and international researchers, who provide scientific contribution in the field of constitutional law and parliamentary practices. ISCP will be guided by proven personalities of legal science in general, and parliamentary and constitutional law in particular. Also, ISCP will provide the opportunity for international researchers to develop researches and independent studies in areas in which the same works in the Republic of Kosovo.
HOW?
ISCP will achieve goals and its contribution through: publications, academic conferences, political analysis, research programs, training and assistance in the process of making, approval and implementation of laws and other regulations in the Republic of Kosovo.
WHERE?
ISCP will focus its primer activity in the Republic of Kosovo. Also, through conferences, study visits, common researches with similar institutes, ISCP will be active in the region and international arena.
FOR WHO?
Institutions and primary individuals targeted to ISCP are: higher education institutions, public institutions, different researchers, research local and international centers and students. ISCP also works in the interest of all stakeholders in the areas of study which focuses, including society as a whole, as the final beneficiary of better public services based on best democratic principles.
GOALS
ISCP is the first institute in Kosovo that in the focus of his work has the branch of law that deals with the highest legal act of the State - the Constitution and the institution of sovereignty - Parliament. Another purpose of existence of ISCP is to join around scientific researcher and contributors to the constitutional and parliamentary law, by enabling the creation of alternative ideas in order the development these important areas of law in the Republic of Kosovo, be in step with global trends and constitutional developments. By creating new lines of communication and professional and scientific cooperation ISCP want to offer various publications that enrich the scientific activity in the Republic of Kosovo. Through scientific journals, advanced researches, scientific seminars, trainings and other activities, ISCP want to provide valuable contribution and professional assistance to public institutions, higher education institutions, deputies, and wider civil society. The final goal of forming the ISCP is to create a practical scientific approach to constitutional interpretation, research and promotion of parliamentary practices toward best practices of representative democracies, always in conformity with the highest values of the European Union and progressive states.